Luljeta Bozo i bashkohet PS/Rama:Mendoja që s'do e bindnim. Ndihmë e madhe për të na shkulur veshin!

Publicerades den 5 mar 2021
Pas mjekes Najada Çomo edhe inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar skuadrës së PS në betejën e 25 prillit. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama.

Duke folur për ndihmën që Bozo ka dhënë për vendin pas tërmetit, Rama tha sa ajo do jetë një aset i vyer në skuadër.
Rama: Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua dhe me Luljeta Bozon të mund të përcjell idenë e palëkundur timen se ne kemi bërë shumë por jo aq sa mjaftueshëm për të thënë: “O sa mirë”. Kjo vlen për punën që kemi bërë, për PS, për përpjekjen tonë për të qenë në çdo takim me ju.
Sot jemi këtu për të bërë për gjithçka keni bërë për plagët që hapi tërmeti. Je njeriu i duhur në kohën e duhur. Ndihma jote ka vazhduar dhe ka qenë shumë e vyer në procesin e rindërtimit.
Bozo: Unë do flas shkurt se inxhinierat flasin shkurt. U tronditëm të gjithë nga tërmeti se është dukuri shumë e rrezikshme, por ne nxorëm mësime nga kjo. Mua më vjen mirë që qeveria e mori veten shumë shpejt nuk mbeti njeri pa strehë e pa ushqim. Më vjen mirë që kemi konstatuar defekte në ndërtim , që ti rregullojmë më procesin e rindërtimit.
Kemi pasur defekte në shtëpitë në fshat , se atje kemi dhe shtëpi të ndara. Tani ka filluar ndërtimi sipas rregullave. që mos të ndërtohet kuturu dhe të ikin lekët kot. Se njerëzit kujtojnë se kjo bëhet menjëherë, po çdo gjë ka kohën e vetë. Se njerëzit mendojnë dhe për fondet që i siguruam ato nuk vijnë menjëherë, dhe prandaj nis dhe më vonë ndërtimi, se me aq lekë sa ke do ndërtosh.
Mund të ketë nevojë për një cik, meqë thonë që u vodhën fondet, kemi shifrat. Për rindërtimin, mund ta zhvillojmë në disa drejtime, po s’duhet të lëmë mënjanë zonat rurale, se ndryshe nuk ecet para.
Kemi punë për të bërë, dhe kemin një aset të madhe si ato minerale dhe kemi detyrë ta menaxhojmë dhe ta shfrytëzojmë për një kohë sa më të gjatë. Truri e çon para shoqërinë.
Rama: Bëre një pasqyrë përtej rindërtimit. Të falenderoj se preke dy aspekte që unë nuk i preka, atë të financimit së pari, se shumë mendojnë që ne morëm paratë me një thes në Bruksel dhe tani ku janë, por ato administrohen nga donatorët siç edhe u dhanë, projektet, tenderat, supervizorin e bënë BE, tek ata që zgjedhin ata, dhe shkollat që kemi bërë tani janë 100 përqind me buxhetin e shtetit, bashkë me partnerët ArbërHajdarin, Marin Mema, Elvis Naçi, ndërsa tek lagjet kemi një që ndërtohet me kontributin e Turqisë dhe një tjetër me Emiratet. Ne nuk prekim asnjë lekë nga donatorët.
E dyta në këtë proces jemi rritur më shumë në aspektin që larg qoftë po të ndodhte sërish. përsosmëria nuk arrihet kurrë, por e rëndësishme është të mos bëjmë të njëjta gabime.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on SEnewss Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#LuljetaBozo#EdiRama#TopChannel

Kommentarer

  • Ku ti gjejme dhe ca fytyra te dhjamosura qe te flejne ne parlamentin tone te dashur me ca me floke te kuqe si burra qe do i kishte zili gjithe bota ...

  • O rram nuk embelsohet lana me dy pika qumesht blete sa keq

  • Tani ja vuri vizen vetes luljeta

  • Hajde propagand jajde...as Binladeni ska qen kaq pk

  • Po turp i. Zotit mbledh plakat e lagjes per ti bere deputet, po me pleq do shkoje shqiperia perpara, e te rinjte te ikin, ky don qe ti beje deputet qe ti binden ati,

  • Bravo Rama per Luljeten 👏, pavaresisht nga mosha qe ka,ajo eshte nje zonje dhe intelektuale e permasave nderkombetare

    • Ce pyet...ju hap oreksi luljetes tani

  • Resp per kete personalitet per njerez si ingjinjerja eka nevoje ky vend nuk eshte mosha por aftesia zotesia esaj qe ka nxjere dhjetra studente ,ajo ska nevoje per poste por deshiron te te jape lpervojen esaj ,Aq shum ka nevoje per te tille personaliteteky vend nese duam te behet ,Shendet suksese per te me shum resp

  • Respekt 👏🙏

  • Ky tallet me SHQIPTARET mir jau Ben Te marri Edhe ViTo kappn NexhMijjen plaken e Lali. Erit. Forca Rini

  • Gjyshi im esht mjeshtri i dominos ne lagje, e bon domino me dopjo gjasht me tre levizje. Menoje iher Edo se pa pun esht, mos na e bon deputet.

    • Ik ore andej,fol me respekt per kete zonje te nderuar.Sikur ti kishim intelektual te gjithe ne parlament si kjo, do ishte mrekulli.

    • Mire do beje ta therrasi, sepse kshu si po i ndan, kjo do perfaqesoje pensionistet, najada do perfaqesoje pacientet, per te perfaqesuar narcizet ka veten edi, por mire qe i perfaqeson por une mendoj qe duhet ti ndaje dhe me komunitete( pensionistet ne nje lagje, te semuret ne nje lagje, narcizet ne nje lagje) sepse ndryshe nuk kan si nje individ perfaqeson gjithe shumellojshmerine e lagjes. Se jo per gje, por vec ket kam degju, ky kandidat perfaqeson ket ket ket. Dava kerrici ca pret

  • E turpshme kjo qe ben o Edi Rama.Clidhje ka nje pensioniste,qe kurrrrr seshte marre me politik,ne vendin e nje deputeti,ku i duhet byth3 te levize me 1001 probleme qe kemi.Do,po,veri nje pension ekstrs per kondribut,dhe kjo jo nga taksat tona,por ng leket e tua.Ky eshte turpi i rradhes

    • Po ti clidhje ke qe komento ketu pa lidhje o idiot?!

    • harroj te te pyesi ty!

  • Po hikni se lat piken e namit, si gjithmon para votash 30 vjet se degjojm te njejtat premtime, po c'far te boj populli i shkret ????, te votoj, pd, lsi, ps, ministra, deputet, kryetar bashkie, mbi shpatulla me vrasje me korrupsion, e keni bere te bardhen te zez, e te zezen te bardh, sot kerkoni voten pa piken e turpit....

    • @telekomanda 84 un nuk i kam kam mundesit me dal, por edhe kete klas politike nuk e nxjerr, voten nuk e kam dhen asnjeher per nje thes miell dhe as kam mend ta boj...

    • dil ti byrazer!

  • Bravo Edi je politikani me i mier. Jo vetem ne shqipri por ne të xhith ballkanin

  • I bashkohet se keqes ,qe masakroi shqiptaret ,turp

  • Edhe Gebelsi do t'ja kishte lakmi.

  • Ajde propagant ajde 1:33:00 vetem keta

    • fiks propagande .. keto legenat su kujtuan per 30 vjet as per luli bozon ..as per nikolla verdhen ....as per niko pojanin ...etj.etj... tani qe u ka ardhur veza te b... kujtohen per profesionistet .. nqs nuk eshte propagande eshte shtirje....nqs nuk eshte shtirje patjeter eshte turpi qe keto rilindesit e hane me buke....

    • ndrro kanal nese nk te pelqen!

  • 🙏😊